ARKATANA

Policia kufitare parandalon një rast të tentativës për kontrabandë me mallra në kufi, sekuestrohen mallra të ndryshme komerciale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Si rezultat i kësaj, sot me datë 14.12.2021, rreth orës 18:30, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: një kamionetë e tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person i dyshuar mashkull kosovar dhe automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare kanë arritur t`i ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në fshatin Sllatinë, komuna e Vitisë. Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lenë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga Policia.

FITORJA

Personi që gjendet në arrati rezulton të jetë vllau i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktuar që të paraqitet në stacion policor.

Gjatë kontrollit në të dy automjetet është gjetur mall, sasi e konsiderueshme e këpucëve të dimrit të të dy gjinive për meshkuj dhe për femra, si dhe tekstil; trenerka të të dy gjinive; për meshkuj dhe për femra (vlera fillestare e të cilave afërsisht arrin 20 mijë euro, por mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës.

Me rastin është marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.
Veprimet e mëtejme policor janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovë njoftoi policia e Kosovws./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.