FIDANISHTJA

Policia Kufitare në Zhegër, rajoni i Lindjes, parandalojnë kontrabandë të mallrave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare – Lindje) në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i kësaj, me datë 26.05.2022, rreth orës 04:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohen kamion i tipit “man”, me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin, M.A., shtetas kosovar.

Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Mjak, komuna e Vitisë.

Uji Dea

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur njëmbëdhjetë kafshë ( krerë gjedhe) për të cilat dyshohet se përmes rrugëve malore ilegale ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore si malli i kontrabanduar.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse rasti është duke u trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.