FIDANISHTJA

Policia Kufitare identifikon dhe konfiskon një shumë të madhe parash

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Zyrtarët e Policisë Kufitare në Kaçanik/ Stacioni Policor për Kontroll Kufitar – Dheu i Bardhë, në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Serbisë, me datën 23/03/2022, në orën 20:20, sipas analizës së riskut dhe informatave, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit ‘audi’ me inicialet N.A., (1961), mashkull me shtetësi të Serbisë.

Gjatë kontrollit më të detajuar, në vijë të dytë të kontrollit, në brendi të automjetit, të fshehura dhe të maskuara janë zbuluar dy qese të najlonit.

Hidromorava

Gjatë procedurave të tjera të kontrollit, janë zbuluar 35600 USD (tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind dollarë amerikanë) dhe 6.653.590 RSD (gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë dinarë serbë).

Sipas procedurave të parapara Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme njoftoi policia e Kosovws./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.