FIDANISHTJA

Policia kufitare godet edhe një rast të kontrabandës me mall në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit (SPMK) Muçivërcë, më 19.10.2021, rreth orës 16:30 në rrugë operative ka pranuar një informatë se në fshatin Domorovc – Ranillug, nga territori i Serbisë është futur një traktor i ngarkuar me mallra kontrabandë dhe i njëjti gjendet në oborrin e një shtëpie të pabanuar.

Me të pranuar informatën njësit policore patrulluese të SPMK Muçivërcë, kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë arritur ta gjejnë shtëpinë ku ishte i parkuar traktori që dyshohej së kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar.

Patrulla policore ka identifikuar personin që kujdesej për shtëpinë dhe me lejen e tij, zyrtarët policorë janë futur në oborrin e shtëpisë, ku kanë konstatuar se në rimorkion e improvizuar të traktorit kishte të ngarkuara pako me barna të llojeve të ndryshme dhe pajisje të instalimit elektrikë.

Hidromorava

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore Gjilan, e cila ka urdhëruar që traktori me mallra të dyshuara të sekuestrohet përkohësisht dhe të iniciohet rasti ‘kontrabanda me mallra’.

Zyrtaret policorë të SPMK Muçivërcë, janë në proces të numërimit të mallrave të sekuestruara dhe po ashtu janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit(ve) thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.