Eko Higjiena

Policia krijon lehtësira për mërgimtarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me qëllim të shmangies nga pritjes në kufij, sivjet institucionet e Kosovës kanë lëshuar në qarkullim edhe dy pikë-kalime kufitare, Mutivodën dhe Muqibabën.

Polica e Kosovës i informon të gjithë mërgimtarët që vijnë këto ditë në vendlindje, se në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi, nuk ka kolona të gjata dhe se qarkullimi po vazhdon normalisht. Sipas Policisë, pritjet mund të jenë disa minutëshe, por jo sikurse viteve të kaluara.

“Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidh Kosovën me atë të Serbisë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet”, njofton Policia e Kosovës.

FIDANISHTJA

Departamenti i Policisë Kufitare informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po fillon të ketë krijim të kolonave dhe pritjeve disa minutëshe si në hyrje ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës në të Serbisë.

Me qëllim të shmangies nga pritjes dhe krijimit të lehtësirave për mërgatën kosovare, Policia i njofton se në qarkullim sivjet janë lëshuar edhe dy pikë-kalime tjera kufitare, Mutivoda dhe Muqibaba.

“Të gjithë qytetarët, që dëshirojnë të ju shmangen pritjeve eventuale mund t’i shfrytëzojnë edhe këto dy pikë-kalime kufitare Mutivodë dhe Muqibabë pasi që procedurat e kalimit duke përfshirë posedimin e dokumentacioneve të aplikueshme për kalimin kufitar janë krejtësisht të njëjta sikurse në pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë”, njofton Policia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.