Eko Higjiena

Policia koordinon punët me zjarrfikësit dhe drejtorinë për mbrojtje e shpëtim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në ambientet e Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, kanë qëndruar të hënën zyrtarë të lartë komunalë, Halit Rexhepi, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaip Ismaili, komandant i zjarrfikësve, si dhe Afërdita Këqiku, psikologe klinike në QKMF, në Gjilan.

Ata janë pritur nga drejtoresha rajonale e Policisë së Kosovës, kolonele Elmina Mahmuti si dhe zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës, nënkolonel Shaban Azizi dhe stafi tjetër komandues.

Duke i falënderuar për vizitën, kolonele Elmina Mahmuti prezantoi stafin komandues nё rajon dhe të pranishmit i njoftoi për gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Gjilanit.

Pjesë e sukseseve të Policisë së Kosovës në rajonin tonë në aktivitetet e përditshme policore pa dyshim është edhe kontributi i institucioneve të ndryshme komunale.

Uji Dea

Të pranishmëve për kontributin dhe bashkëpunimin e mirë me Policinë e Kosovës, që po japin për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të mirën e qytetarëve u janë ndarë mirënjohje të veçanta.

Mirënjohje e veçanta i është dhanë komandantit të njësiteve zjarrfikësve, në kohën e verës ku me rritjen e temperaturave, shpesh rriten edhe rastet e zjarreve, atëherë pa dyshim bashkë rendimi i punëve në mes policisë dhe zjarrfikësve dhe hartimi i planeve vepruese është preventivë e mirë.

Përfaqësuesit e institucioneve komunale kanë premtuar se do ta rrisin bashkëpunimin dhe përkrahjen për Policinë në të gjitha sferat ku parësore janë interesat e qytetarëve thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.