Fundamenti

Policia konfiskon substanca narkotike në veturën “Alfa Romeo” në “Kodrën e Dëshmorëve”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të martën rreth orës 00:30, Policia e Kosovës Njësiti për Reagim të Shpejtë në Gjilan derisa kanë qenë në patrullim rutinë në lagjen “Kodra e dëshmorëve” këtu në Gjilan, kanë hasur veturën “Alfa Romeo” ngjyrë e zezë me tabela 06 të parkuar, ku në brendi të veturës kanë qenë 3 personat. Gjatë kontrollit të vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës (i dyshuar), në qantën e krahut i janë gjetur: Dy qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një qese të vogël me narkotikë të dyshuar, një peshore elektronike, një mulli për bluarjen e marihuanës.

Te dy pasagjerët nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Hetuesit nga njësiti anti drogë iu kanë përgjigjur rastit dhe personat e dyshuar janë arrestuar dhe sjell në stacion policor në Gjilan për intervistim.

ARKATANA

Është bërë matja e dëshmive, ku në qeset me marihuanë ka rezultuar njëra me peshë prej 163 gram, kurse tjetra 9.5 gram, kurse substancë tjetër e dyshuar e llojit Amfimitaminë ka peshuar 7.5 gram të cilëve iu është bërë testi fushor dhe të njëjtat kanë rezultuar pozitiv në teste fushore.

I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse, procedohet ne PTH ka thënë toger Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.