Fundamenti

Policia konfiskon një kartëmonedhë fallse të 200 eurove

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës arkëtar në bankën “Raiffessen Bankë”, ka raportuar se me datën 24 nëntor 2017 rreth orës 12:19 kanë pranuar në bankomat si depozitë një kartëmonedhë në vlerë prej 200€, ku pasi që është kontrolluar bankomati me datë 27 nëntor 2017 rreth orës 08:20, nga i njëjti ankues është gjetur kjo kartëmonedhë si e ndaluar nga bankomati dhe e dyshuar si e falsifikuar.

Mobi Casa

Sistemi i bankomatit e ka njohur si pronar të kartelës bankare personin e dyshuar Shqiptar shtetas i Kosovës. Rasti procedohet në njësinë e hetimeve për hetim të mëtutjeshëm njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/