Uji Dea

Policia konfiskon mallra të kontrabanduara

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Në fshatin Petrovë, njësitë policore kanë ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se ai ishte duke kontrabanduar një sasi të madhe fruta të thata dhe perime dhe nuk kishte ndonjë dokument përcjellës.

Automjeti dhe malli do të dërgohen në terminalin doganor për procedurë të mëtutjeshme.

Mobi Casa

Edhe në fshatin Hodonovc, njësitë policore kanë ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se ai ishte duke kontrabanduar një sasi të madhe arra dhe lajthi për të cilat nuk kishte ndonjë dokument përcjellës. Automjeti dhe malli do të dërgohen në terminalin doganor për procedurë të mëtutjeshme njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/