Policia konfiskon armë në Llabjan e Koretin
Gjilan – Në fshatin Llabjan, të Novobërdës i dyshuari mashkull kosovar, gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz me gjashtë fishekë dhe dhjetë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Edhe në fshatin Koretin, të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi tek ai gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me katër fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


