UBT

Policia konfiskon armë në Gjilan e Viti, kanë shtënë në aheng familjar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në rrugën “15 Qershori”, në Gjilan policia ka konfiskuar nga i dyshuari shqiptar një revole me gaz me tetë fishekë, pasi i njëjti kishte shtënë në ajër gjatë një ahengu familjar.

Po ashtu në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mobi Casa

Edhe në fshatin Pozharan, të Vitisë policia ka konfiskuar nga i dyshuari shqiptar një revole me gaz, pasi i njëjti kishte shtënë në ajër gjatë një ahengu familjar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/