RCCOLA

Policia konfiskon armë e municion, në Viti e Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Viti është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me dy fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në Kamenicë njësitet policore kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dy karikatorë dhe 15 fishekë.

Uji Dea

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/