FIDANISHTJA

Policia konfiskon armë e municion në Krilevë e Uglar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në tri raste të ndara në Krilevë të Kamenicës dhe në Uglar të Gjilanit policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve shqiptar dhe ka konfiskuar armë të gjuetisë dhe municion.

Në fshatin Krilevë të Kamenicës me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit mashkull shqiptar me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie e llojit Karabinë e kalibrit 8×57 mm dhe gjashtë fishekë të të njëjtit kalibër. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Poashtu në fshatin Krilevë të Kamenicës i dyshuari mashkull shqiptar ka dorëzuar një armë gjysmë automatike të llojit Papovk e kalibrit 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

FIDANISHTJA

Edhe në fshatin Uglarë të Gjilanit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan nga Policia janë kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse pronë e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një revole CZ 99-Compakt, dy karikatorë të zbrazët, një palë dorëza, katër fishekë të kalibrit SB 40 dhe një fotrollë për armë. Me urdhër të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

Kurse të Stacioni i autobusëve ën Gjilan policia gjatë patrullimi në këmbë ka vërejtur një person i cili kishte një armë në brez. Nga i dyshuari mashkull shqiptar është konfiskuar arma me tre fishekë kalibrit 6mm. Rasti në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.