United Hospital

Policia konfiskon armë automatike, municion, pushkë gjuetie, mijëra fishekë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjatë punës operative policore Policia e Kosovës ka poseduar informacione të qëndrueshme se i dyshuari B. A. Shqiptar Shtetas i Kosovës nga fshati Ballancë me vendbanim të përhershëm në Kllokot, Komuna Kllokot, është duke kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” ka njoftuar Ismet Hashani. Shumë arsenal i armëve është konfiskuar gjatë bastisjes dhe mijëra fishekë janë konfiskuar.

Sot me 21.05.2015, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake Policia e Kosovës, njësitet e Hetimeve Rajonale nga Gjilani , në intervalin kohor prej orës 09:00-11:30, kanë realizuar urdhërkontrollin ndaj shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit B. A. dhe si rezultat ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi materiale :
1. Tri (3) armë automatike AK 47.
2. Një (1) pushkë M48.
3. Tri (3) pushkë gjuetie.
4. Shtatë (7) copë pistoleta të llojeve të ndryshme ( TT, 9 mm dhe 7,65mm).
5. Një pushkë ajrore.
6. mbi 5 000 copë fishekë janë kalibër 7,62×39 mm,
7. rreth 1300 fishek kalibër 9mm,
8. 100 fishekë të pushkëve të gjuetisë dhe mbi
9. 2000 fishekë kalibrave të tjera.

Pra gjithësejt Municione të llojit të ndryshëm rreth 8 400 copë.

FIDANISHTJA

Lidhur me ngjarjen në fjalë në Lokalet e Policisë së Kosovës Njësitet e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë shoqëruar dy të dyshuarit Shqiptar Shtetas të Kosovës F. A. (1982), dhe N. A. (1991) vëllezër, të cilët janë intervistuar me shkrim në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari kryesor B. A. (1960) babai i tyre është në kërkim të policisë së Kosovës dhe për momentin gjendet në arrati.

Hetimet në lidhje me rastin janë në vazhdimësi tha Ismet Hashani. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.