Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit, hedhja e mjeteve plasëse piroteknike është rreptësisht e ndaluar

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Hedhja e mjeteve plasëse piroteknike është rreptësisht e ndaluar, prindërit të kenë kujdes të shtuar dhe në as një formë mos t`i lejoj që fëmijët e tyre të hedhin fishekë zjarre, në mënyrë që tu shmangemi lëndimeve apo pasojave tjera të rënda. Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë për krah qytetarëve të vet, për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit.

Jemi në prag të festave të fundvitit, një vit sfidues për të gjithë ne. Të nderuar qytetar, Policia Rajonale po thuaj gjatë gjithë vitit ka pas angazhime shtesë në luftën e përbashkët kundër pandemisë COVID-19, po bëjmë aq sa është e mundur t`i përmbushim detyrat dhe obligimet tona.

Mobi Casa

Festat e këtij fundviti dallojnë nga vitet e tjera, duke i pas për bazë masat në fuqi. Policia e Kosovës me qëllimin ma të mirë apelon që të kemi kujdes maksimal dhe tu shmangemi tubimeve masive, tu përmbahemi rekomandimeve të organeve shtetërore me të vetmin qëllim, ruajtjen e shëndetit të të gjithë neve.

Hedhja e mjeteve plasëse piroteknike është rreptësisht e ndaluar, prindërit të kenë kujdes të shtuar dhe në as një formë mos t`i lejoj që fëmijët e tyre të hedhin fishekë zjarre, në mënyrë që tu shmangemi lëndimeve apo pasojave tjera të rënda. Policia e Kosovës gjithmonë do të jetë për krah qytetarëve të vet, për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/