Fundamenti

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët, në kërkim të Rinor Hykollit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

• ” Lëndim i rëndë trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Uji Dea

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan
– E-mail adresa: [email protected]