Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për një numër rastesh të “vjedhjeve” dhe “vjedhje të rënda”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me 17 maj 2019, Janë arrestuar tre të dyshuar Shqiptar shtetas të Kosovës dy me banim në Gjilan dhe njëri nga Komuna e Prishtinës, pasi që për të njëjtit në bazë të provave të siguruara gjatë hetimit, ekziston dyshimi se më datën 12 maj 2019 në një shitore ushqimore në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëveprim, kanë kryer veprën penale “Vjedhje të rëndë”, me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë të konsiderueshme.

Përpos rastit në fjalë të dyshuarit qoftë në bashkëkryerje ose veç e veç dyshohet se kanë kryer edhe katër vepra tjera penale tri raste “Vjedhje” dhe një rast “Prezantim i rremë si person zyrtar” si (zyrtarë policorë) për të cilat vepra po ashtu janë siguruar prova të qëndrueshme tek të cilat mbështetën dyshimet.

Mobi Casa

Te njëri nga të dyshimtit gjatë kontrollit është gjetur një qese me substancë narkotike 47 gram ku në bazë të testit fushor ka rezultuar të jetë marihuan. Tre të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës. Ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit dhe të tre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rastet po hetohen veç e veç nga policia njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/