Fundamenti

Policia identifikon veprime të kundërligjshme në lokalet “Kometa” dhe “Kalaja”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Më 16 tetor 2018, rreth orës 23:00, Policia e Kosovës, Njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore në mbështetje të njësive tjera relevante, Inspektorët Komunal në Gjilan, ATK dhe Inspektorët e punës, me qëllim të identifikimit të veprimeve të kundërligjshme kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Tetori 2018”. Me këtë rast, janë kontrolluar dy lokale: “Kometa”, në rrugën Gjilan – Ferizaj te udhëkryqi i fshatit Budrikë e ultë dhe “Kalaja” në Kllokot.

Janë identifikuar dhe hasur duke punuar si këngëtare/valltare 17 punëtore femra, 7 muzikant/instrumentalist, si dhe 3 femra kamerier, dyshohen se ata punonin pa pas dokumente valide.

Uji Dea

Inspektorët/zyrtarët e ATK-së, për shkak të parregullsive, merren me rastet përkatëse dhe masat do të ndërmerren konform ligjeve në fuqi njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/