RCCOLA

Policia i kushton rëndësi trajtimit të viktimave të krimit, në veçanti të krimeve të urrejtjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zyrtar të Policisë së Kosovës nga të gjitha stacionet policore, Drejtoria Rajonale dhe anëtarët e Komiteteve Lokale për Siguri Publike nga rajoni i Gjilanit, morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE për ngritjen e vetëdijes mbi natyrën e ndjeshme të krimeve me motiv paragjykimi, gjatë së cilës edhe u fuqizua bashkëpunimi i ndërsjellë i policisë me forume të sigurisë në ofrimin e mbështetjes dhe shërbimeve për viktimat e krimeve të urrejtjes.

Policia e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të saja, vazhdon t’i jap rëndësi trajtimit të viktimave të krimit, në veçanti viktimave të krimeve të urrejtjes, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

Hidromorava

Policia e Kosovës gjithmonë punon dhe vepron për të mirën e qytetarëve të saj dhe krijimin e një ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/