Eko Higjiena

Policia i kërkon për t’i dëbuar 15 kosovarët, ata janë ‘zhdukur’

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në qytetin bavarian Furstenfeldbruck (Gjermani) nga mesi i javës që shkoi, Policia ishte nisur për t`i dëbuar nga Gjermania dy familje kosovare me gjithsej 16 anëtarë.
Por, në qendrën ku ata ishin të strehuar policët mundën të gjenin vetëm njërin nga të gjithë ata. Mbetet krejtësisht e paqartë se ku kanë mundur të “zhduken” 15 refugjatët në këtë mënyrë, transmeton albinfo.ch.

Por, ky nuk është rast i vetmuar. Ngjashëm kishte ndodhur edhe me një refugjat tjetër kosovar, i cili kishte shkuar për të marrë paratë e xhepit në qendrën e tij të strehimit në Fliegerhorst.

Uji Dea

Përgjegjësit në këtë qendër kishin njoftuar menjëherë policinë pasi që ky person ishte prej kohësh në listën për t`u dëbuar. Por, dëbimi i tij, në muajin shtator kishte dështuar pasi që ai, sikur tash 15 bashkatdhetarët e tij, ishte “zhdukur”.

Ndërsa, tash policia e ka marrë atë por sërish e ka liruar. Shkaku i lirimit të tij është se në momentin kur është dashur të arrestohej (në muajin shtator) është dashur të ishte në qytetin Ingolstadt, por atje nuk e kishin gjetur. Tash, policia e ka liruar atë me lutjen që të shkojë sërish në Ingolstadt pasi që është kërkuar nga atje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.