Policia: I dyshuar është Gani Geci, ai mohon të ketë shtënë i pari

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë- (e plotesuar) – Nga informacionet e deritanishme dyshohet se personat e dyshuar janë Gani Geci me disa anëtarë të familjes së tij, ku njëri prej tyre dyshohet se ka mbajtur armë në dorë.

Prishtinë – Rreth i incidentit të ndodhur në Skenderaj, në orët e pasditës është prononcuar edhe Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate.

Sipas policisë, sot, rreth orës 13:20 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj ka filluar të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës parazgjedhore i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili tubim ka përfunduar rreth orës 13:45, pa asnjë incident.

Ndërsa rreth orës 13:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Delija” të Skenderajt, ka ndodhur një rrahje në progres ku sipas informacioneve të para dyshohet se është sulmuar fizikisht deputeti i PDK-së Azem Syla dhe Adnan Koci, truprojë i deputetit Gani Koci.

Nga informacionet e deritanishme dyshohet se personat e dyshuar janë Gani Geci me disa anëtarë të familjes së tij, ku njëri prej tyre dyshohet se ka mbajtur armë në dorë.

Sipas policisë, bazuar në hetimet fillestare dyshohet se në vend ngjarje ka ndodhur një e shtënë në ajër me armë zjarri, por mbetet të hetohen të gjitha rrethanat e mundshme të këtij rasti.

Sipas informacioneve te deritanishme nga tereni nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo të plagosur.
Njësitet relevante policore kanë reaguar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë arritur ta vejnë situatën nën kontroll, ku gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.

Për të gjitha veprimet policore është informuar prokurori përkatës dhe për informacionet e mëtutjeshme do të ju mbajmë të informuar, thuhet në komunikatën e Policisë.
Siç dihet, gjatë ditës është raportuar se Gani Geci ka sulmuar me armë zjarri deputetin Azem Syla, por Geci thotë se ai nuk ka shtënë i pari në drejtim të Sylës. Në një deklaratë dhënë KTV-së nëpërmjet telefonit Geci ka theksuar se deputeti Azem Syla ia ka parkuar veturat para lokalit të tij në Skenderaj. “Në momentin kur Azem Syla ka kryer fushatën elektorale është kthyer për tu futur në veturë por njëri nga truprojat e tij më ka sharë”, ka thënë Geci. Ai më pas thotë se ka nxjerrë një revole plastike dhe e ka drejtuar kah Azem Syla me ç’rast ka nxitur reagimin truprojave të Azem Sylës të cilët sipas tij kanë shtënë në drejtim të Gecit.

Gecët mohojnë të ketë shtënë ndokush prej tyre në Azem Sylën

Mobi Casa

Haxhi Geci, vëlla i Gani Gecit, i cili u përfol sot se ka shtënë në Azem Sylen, në një prononcim për KD-në ka mohuar të gjitha ato që janë thënë në medie të ndryshme për Ganiun, duke i kualifikuar si shpifje. Ai mandej ka deklaruar se e ka dëshmitar Rafet Ramën, i cili dëshmon që askush nuk ka gjuajtur në Azem Sylën, e mandej ka sqaruar se shpejt do të dalin me një deklaratë në emër të familjes Geci.

Vetë Gani Geci i tha “Kohës Ditore” se nuk është e vërtetë të ketë shtënë në Azem Sylën.

Më vonë përmes telefonit është prononcuar Fadil Geci, i cili po ashtu ka mohuar se vëllai i tij, Ganiu nuk ka shtënë në këndo dhe si rrjedhojë ka thënë se as nuk ka pasur pse të arrestohet. “Ganiu nuk ka pasur asnjë fjalosje me askënd, se lërë më të këtë shtënë me revole. Andaj as nuk ka pasur nevojë të arrestohet askush, Ganiu është në shtëpi”, ka deklaruar Fadil Geci, i cili ka thënë se “sot revolja ka shkrepur nga eskorta e tyre (zyrtare,v.j.”.

Një dëshmitar që ka qenë afër vendit të ngjarjes i ka treguar gazetës se e ka parë një njëri të përgjakur, por në QKMF kanë mohuar se dikush i plagosur ka kërkuar ndihmë. Raportimet e disa medieve s e i plagosuri ishte Labinot Ismet Smakiqi, nga Abria e Poshtme e Skenderajt, i cili është i punësuar në njërën prej ministrive tëQ së Kosovës, janë mohuar nga familjarët.

Paqartësi rreth të shtënave ndaj Azem Sylës, Labinot Smakiqi s’është i plagosur

Një i afërm i Labinot Smakiqit, për të cilin disa portale raportuan se është i plagosur, rezulton i pasaktë. Kësht i tha portalit Koha.net një i afërm i tij. Ndërkohë Fadil Geci ka mohuar që i vëllai i tij, Gani Geci, të ketë shtënë në Azem Sylën. Sipas këtij burimi, në fakt nga eskorta e Azem Sylës është shtënë dhe me atë rast është plagosur një preson, të cilin “e ka marrë me vete eskorta”. Disa medie raportuan se Gani Geci sot ka shtënë me armë ndaj Azem Sylës në Skenderaj. Këtë lajm të pakonfirmuar zyrtarisht e e ka transmetuar “Ekspres”, duke u thirrur në njoftimin nga një i afërm i Sylës.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë rast.

Azem Syla ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas lufta është përfshirë në strukturat më të larta të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës.

Edhe Gani Geci ka qenë pjesëtar i UÇK-së, kurse pas luftës edhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës./koha/