Fundamenti

Policia ende s’ka shqiptuar gjobë 900 euro

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Policia e Kosovës ende nuk ka shqiptuar gjoba të larta financiare për shkelje të rregullave në komunikacion, ndonëse Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor ka hyrë në fuqi qe 7 ditë, në bazë të të cilit parashihen dënime “astronomike” financiare për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion, shkruan sot, gazeta “Zeri”.

Sipas këtij Ligji, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.
Megjithatë, Jeton Rexhepi, drejtor i Departamentit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se prejse ka hyrë ligji në fuqi ende nuk është shqiptuar gjobë, ku vlera e saj arrin shumën deri në 900 euro.

Fundamenti

“Për momentin nuk ka informacione se ka gjoba të tilla, mirëpo qytetarët duhet të vazhdojnë ta respektojnë kufizimin e shpejtësisë, me respektim të rregullave të trafikut duke filluar nga pajisjet për përdorim të rripit të sigurisë”, ka thënë Rexhepi.

Kreu i Departamentit Rrugor në Polici thotë se bazuar nga kontaktet me Policinë në terren dhe qytetarët, ky ligj është duke gjetur zbatim në masë, dhe qytetarëve nuk po u mungon njohuria për rregullat e reja në trafik./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.