UBT

Policia e Vitisë kap cigare dhe duhan të kontrabanduar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan -Policia në Viti përmes rrugëve operative ka arritur të lokalizojë dy vende ku dyshonte se ka mallra të kontrabanduara, më konkretisht cigare të llojeve të ndryshme dhe duhan i përgatitur për shitje tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.

Hashani tha se me leje për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit ka kontrolluar të dy lokacionet, njërin në fshatin Drobesh dhe tjetri në qytetin e Vitisë në rrugën ”Brigada 173”, me pronarë të dyshuarit shqiptarë shtetas të Kosovës S. R. (1975) dhe S. Ra. (1986).

Gjatë kontrollit ka arritur të gjendet një sasi e cigareve dhe duhan i përgatitur për shitje.

RCCOLA

Hashani tha se malli i gjetur dyshohet se është kontrabanduar sepse për të njëjtin pronarët nuk posedonin asnjë dokument valid për prejardhjen.

Sasia e gjetur është e mallit të kontrabanduar është 42 boksa nga 10 pako me cingare të llojeve të ndryshme dhe 450 kg duhan në paketime nga një kilogram.

Për rastet veç e veç janë njoftuar Njësia për krime ekonomike, si dhe Njësia doganore. Rastet janë duke u hetuar./rajonipress/