Eko Higjiena

Policia e trafikut në Gjilan, ka filluar një fushatë vetëdijësuese në mbrojtje të këmbësorëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në vazhdën e rritjes së sigurisë së përgjithshme të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, veçanërisht të këmbësorëve, Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan janë në implementim të fushatës vetëdijësuese “TË GJITHË JEMI KËMBËSORË”, projekt i cili po realizohet edhe në nivel shteti në koordinim me Divizionin e Trafikut rrugor, nga shtabi qendror.

Shpalosja dhe implementimi i këtij projekti ka filluar me datë 22 maj 2019, ku Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal të Gjilanit, në rrugët me frekuentim më të madh të veturave dhe nëpër udhëkryqe ku kalojnë numër i madh këmbësorësh tani më kanë filluar me shpërndarjen e fletëpalosjeve me moton “TË GJITHË JEMI KËMBËSORË’’ .

Qëllimi i projektit, është ngritja e kujdesit dhe vetëdijesimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, si të drejtuesve të automjeteve poashtu edhe të këmbësorëve, në mënyrë që mos të pësohen lëndime me rastin eventual të aksidenteve të trafikut.

Fundamenti

Qëllim i projektit është vetëdijesimi i vozitësve, që të kenë kujdes dhe mos të bisedojnë apo shkruajnë në telefon gjatë drejtimit të automjetit, të respektohet shpejtësia e kufizuar e lëvizjes bazuar të shenjave të vendosura në rrugë, me kujdes të përcillen këmbësorët, kur e trupojnë rrugën.

Po ashtu edhe këmbësorët të jenë të dukshëm kur kalojnë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, rruga të trupohet vetëm në vendkalim të këmbësorëve, të respektohet semafori, dhe të sigurohen që vozitësi i ka vërejtur ata para se të fillojnë kalimin e rrugës nga njëra anë në tjetrën.

Aktivitetet dhe fushatat me qëllim vetëdijësuese për ruajtjen e jetës dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve në trafikun rrugor, nga Policia e Kosovës( NJRKRr) do të vazhdojnë edhe në të ardhmen njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/