ARKATANA

Policia e trafikut në Gjilan intensifikon masat për qetësinë dhe sigurinë në trafik

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të zbatimit të planit operativ “Motoçiklisti i rrezikshëm”, plan i cili ka për qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e motoçiklistëve që me sjelljet e tyre rrezikojnë sigurinë në trafik, si dhe me zhurmat e larta, cenojnë qetësinë publike, veçanërisht në orët e natës.

Gjatë fazës së parë të zbatimit të këtij plani, vetëm gjatë kësaj jave, njësitet policore kanë realizuar kontrolle të shtuara në terren, ku si rezultat janë;
· Konfiskuar 20 motoçikletat dhe shqiptuar gjoba ngasësve të cilët janë hasur pa leje të vozitjes përkatëse;
· Shqiptuar 7 gjoba drejtuesve për mos mbajtje të helmetës mbrojtëse;
· Shqiptuar 3 gjoba ngasësve për drejtim të motoçikletës pa regjistrim të rregullt.

HW

Ky plan operativ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, duke mbuluar zona të ndryshme urbane dhe rurale, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve të ndryshme.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngasjes së motoçikletës në mënyrë të rrezikshme, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një ambient më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.