Mobi Casa

Policia e Serbisë dhunshëm largon flamujt e Kosovës, tek ura lidhëse rrugës për Breznicë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Patrullat e policisë dhe xhandarmërisë serbe të armatosur deri në dhëmbë kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe kanë hequr me dhunë flamujt e Kosovës që janë vendosur tek ura lidhëse për fshatin Breznicë. Ky aktë është i papranueshëm dhe tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë karshi popullatës shqiptare thotë Selver Lenjani.

Selver Lenjani thotë se ky gjest i policisë serbe është i papranueshëm dhe shteti i Kosovës duhet të protestojë në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar.

Mobi Casa

Sipas tij tek ura lidhëse për në fshatin Breznicë para disa ditësh kanë qenë të vendosur flamujt e shtetit të Kosovës dhe të njëjtit janë hequr me dhunë nga xhandarmëria serbe.

“Vërtet nuk e kuptojmë pse tërë ky presion dhe pasiguri që po mundohet të instalojë shteti fqinjë. Vuqiq po e tregon fytyrën e vërtet të shtetit të Serbisë i cili me këtë gjest po dëshmon se asnjëherë s’është për paqe me Kosovën” tha Lenjani./rajonipress/