Hidromorava

Policia e Serbisë arreston Zeqir Kastratin, mërgimtar nga Islanda: Më mbajtën gjashtë orë pa asnjë arsye

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Zeqir Kastrati (1975) nga Karaqeva e Epërme e Kamenicës të martën është ndaluar mbi gjashtë orë nga policia e Serbisë në Bujanoc ku është pyetur e provokuar në forma të ndryshme. Unë jam pensionist invalidor dhe u thash që po më merrni pa asnjë arsye, por ata vazhduan me të tyren shprehet Kastrati.

Zeqir Kastrati për rajonipress ka rrëfyer ngjarjen e pakëndshme që i ka ndodhur ditën e martë në pjesën kufitare të Serbisë dhe më pas edhe në stacionin policor në Bujanoc.

“Të martën derisa po shkoja tek shtëpia e mikut në Bujanoc më ndaluan policia në zonën kufitare dhe më mbajtën gati dy orë duke mos më dhënë asnjë arsye të ndalimit. Më vonë erdhën ata të sigurimit shtetëror dhe më dërguan në stacionin e policisë ku më mbajtën mbi 4 orë. Nuk e dija arsyen e ndalimit, por një 8insoektor me emrin Mensur i cili nuk u soll hiq mirë më tha se dyshohesh për një rast që ka ndodhur në Breznicë” sqaron Zeqiri.

Zeqiri thotë se edhe pse është invalid dhe kishte probleme të qëndrojë aq gjatë, ata të policisë nuk mërziteshin. “U tregova se kam ardhë në Kosovë më 9 qershor dhe se jetoj në Islandë tash e 18 vite. Jam invalid sepse jam operuar në boshtin kurrizor dhe këto maltretime për mua janë të rënda dhe plus kam sheqer. Jam i pafajshëm dhe i pastër dhe nuk e kam të qartë pse po më mbani këtu” rrëfen Zeqir Kastrati, bisedën dhe deklaratën që e ka dhënë në stacionin policor në Bujanoc.

Mobi Casa

Zeqiri thotë se u ka treguar hetuesve policor që në këtë rast ka rastisur të jetë shqiptarë se meqë është shtetas islandez do ta bëjë publike tërë këtë maltretim fizik e psikik.

”Më thanë mos fol me mediat e Kosovës dhe mos u trego se ishim agresiv edhe pse policia ka të drejtë të dyshojë” shton Zeqiri.

Zeqir Kastrati ka një apel për të gjithë ata që mendojnë të kalojën nëpër Serbi.

”Asnjë siguri nuk ka nëpër Serbi dhe ju lutem mërgimtar të keni kujdes kur vendosni me kalue nëpër Serbi” ishte apeli i Zeqir Kastratit i cili pas 6 orë qëndrimi në policinë e Serbisë është liruar për tu kthyer në Kosovë./rajonipress/