UBT

Policia e Kukësit: Berisha nuk ka denoncuar rast, jemi të gatshëm ta ndihmojmë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Denoncimi i kryetarit të Shoqatës së Operatorëve, Transportuesve dhe Agjencive Turistike të Kosovës zoti Jakup Berisha se nuk i është ofruar ndihmë nga policia e Kukësit ka nxitur reagimin e drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukesit Alban Çela. ”Nuk na është bërë prezent rasti për të cilin denoncon në media zoti Jakup Berisha. Shpreh gatishmërinë dhe seriozitetin për të ndjekur rastin. Shpreh gatishmërinë time për të pritur dhe dëgjuar në çdo orë biznesmenin Jakup Berisha për t’i krijuar kushte për ushtrim të biznesit.

Drejtori i Policisë Qarkut Kukesit zoti Alban Çela ka reaguar lidhur me deklarimet në portalin e Kosovës Rajonipress të biznesmenit Jakup Berisha, ku ky i fundit akuzon policinë e këtij qarku se nuk i ka afruar ndihmë edhe pse është ftuar në një incident që i ka ndodhur autobusëve të kompanisë tij në Kukes.

Kreu i policisë së qarkut Kukesit thotë për ‘Rajonipress” se policia e këtij qarku nuk ka asnjë denoncim për ato që pretendon zoti Jakup Berisha. ”Nuk na është bërë prezent rasti për të cilin denoncon në media zoti Berisha. Shpreh gatishmërinë dhe seriozitetin për të ndjekur rastin. Shpreh gjithashtu gatishmërinë time për të pritur dhe dëgjuar në çdo orë biznesmenin Jakup Berisha për t’i krijuar kushte për ushtrim të biznesit”, shprehet drejtori i policisë së qarkut Kukesit.

Numri një i policisë së qarkut Kukesit sqaron se për të tilla raste edhe kur denoncuesi nuk mund të kontaktojë fizikisht policinë, ekzistojnë mundësitë përmes telefonit “free” ku çdo telefonatë regjistrohet dhe është e detyrueshme që të raportohet, ku për rastin në fjalë, sipas drejtorit Çela nuk ka as telefonatë.

Jakup Berisha është kryetar i Shoqatës së Operatorëve, Transportuesve dhe Agjencive Turistike në Kosovë. Berisha në një denoncim që ka bërë në një nga portalet e Kosovës ka shprehur revoltën sipas tij me gjestet e fundit që i kanë ndodhur personalisht kompanisë së tij, por edhe transportuesve tjerë kosovar që hynë në drejtim të Shqipërisë.

Berisha tha se banditët e Shqipërisë në Kukës i kanë dëmtuar autobusët e tij duke i shkaktuar dëme në vlerë të 4000 eurove. Policia edhe pse është ftuar nuk na ka ofruar ndihmë pavarësisht se 400 mijë njerëz i kemi dërguar vetëm këtë vit për pushime.

Eco Higjiena

Jakup Berisha është indinjuar dhe i zhgënjyer me policinë e Shqipërisë e cila nuk i ka ofruar ndihmë transportuesve kosovar para dy ditësh në rrugën e Kukësit.

Berisha thotë se banditët në Kukës kanë vendosur pengesa të qëllimshme nga të cilat janë dëmtuar autobusët tanë. “Ata vet kanë hedhur pengesa në rrugë për të shkaktuar dëme tek autobusët tanë. Ishte një situatë e tmerrshme sepse ishte muzgu i mbrëmjes dhe autobusët tanë u paralizuan nga dëmi që shkaktuan ata, derisa u krijua një panik tek udhëtarët. Vlera e dëmit llogaritet mbi 4000 euro” thotë Berisha.

Jakup Berisha thotë se nuk është i habitur me gjestet e keqbërësve – banditëve në Kukës sa është i revoltuar me sjelljen e policisë së shtetit e cila edhe pse është ftuar me kohë fare nuk ka ardh në vendin e ngjarjes. “Kishim përshtypjen se policia ishte e koordinuar me banditët” tha Berisha.

Ai thotë në vazhdim se mbi 400 mijë njerëz kanë hyrë vetëm këtë vit nga Kosova në Shqipëri dhe janë këta operator kosovar që kanë bërë këtë të mundur dhe në fund të sezonës gjithmonë na ndodhë kështu. “Duhet ta them publikisht se si kryetar i operatorëve dhe transportuesve kosovar ne jemi detyruar që për çdo autobus të paguajmë policinë kufitare nga 5 euro. Ky është ryshfet publik që duhet të ndalohet me çdo kusht” shprehet Berisha.

Berisha thotë se në të njëjtën ditë kur janë dëmtuar autobusët e kompanisë së tij “Merkatori” janë dëmtuar edhe tri vetura luksoze kosovare. “Unë apelojë tek shteti dhe tek policia e Shqipërisë që të jenë aktive në rrugën Kalimash dhe dalje e Kukësit. Rruga duhet të sigurohet nga këta banditë që vetëm dëm i sjellin turizmit dhe neve si operator” shprehet Berisha. Është e pafalshme që policia të hesht dhe mos ta hetojë rastin e dëmtimit të autobusëve tanë tha Berisha për rajonipress.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.