Uji Dea

Policia e Kosovës vizitë kopshtit të fëmijëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, zyrtarë policor nga Stacionit Policor Viti në vazhdën e implementimit të detyrave dhe obligimeve të cilat dalin nga strategjia e integruar e policimit në bashkësi ka realizuar një vizitë në kopshtin e fëmijëve “Mollëkuqja” në qytetin e Viti.

Kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin e këtij kopshti.

Zyrtarët policor me këtë rast kanë bashkëbiseduar me fëmijët e këtij kopshti duke pranuar dhe përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në lidhje me detyrat dhe angazhimet e zyrtarëve policore.

Fundamenti

Po ashtu fëmijët e këtij kopshti janë njoftuar me mënyrën e sjelljes së tyre në trafikut rrugor.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/