ARKATANA

Policia e Kosovës të ndal Strukturat paralel serbe nëse Guxon, jo Luginasit e gjorë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kohëve të fundit shumë taksiste që veprojnë në relacionin Bujanoc – Gjilan, kanë shprehur shqetësimet e tyre në takimin e tyre me Lëvizja”Vatra”, ku kanë njoftuar se policia kufitare e Kosovës i nxjerrë udhëtarët e tyre nga veturat gjatë rrugës Bujanoc-Gjilan dhe i dëbojnë nga Kosova këta taksistë.

Grupimi përfaqësues i këtyre taksisteve shprehë gatishmërinë të bëjë edhe pagimin e gjitha taksave të Republikës së Kosovës, me qëllim që t`i lejohet puna edhe në territorin e Republikës së Kosovës.

Po të vazhdoj të qëndroj kështu kjo gjendje, qytetarëve të Komunës së Bujanocit do i shkëputet arteria kryesore e lëvizjes në drejtim të qytetit më të afërt Gjilanit dhe shtetit amë Republikës së Kosovës, kjo gjendje si e tillë po kontribuon në izolimin edhe më të fellë të qytetarëve të Kosovës Lindore nga të dy policitë ajo Serbe që i torturon e maltreton çdo ditë, sikur mos t`i mjaftonte kjo tani edhe Policia Kosovare bënë pengesa për këta qytetarë.

KKVITI

I bëjmë thirrje institucioneve të sigurisë në Kosovë të lejojnë këta hallegjinjë të punojnë e të mbajnë gjalle lidhjet Bujanocit e Kosovës.

Punë më e rëndësishme për PK është të merren me ndalimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, kuptohet nëse guxojnë atje të shkojnë e të veprojnë siç po veprojnë me Luginasit e pa mbrojtur thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.