Policia e Kosovës takon Këshillin lokal për siguri publike në fshatin Pogragjë

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti i policisë në Komunitet nga stacioni policor në Gjilan, në vazhdën e aktiviteteve të saja janë takuar me KLSP (këshilli lokal për siguri publike)” të sapoformuar në fshatin Pogragjë komuna e Gjilanit.
Zëvendës komandanti i stacionit policor në Gjilan, Kapiten Naser Rrahmani, dhe njësiti i policisë në komunitet kanë përshëndetur gatishmërinë e qytetareve të fshatit Pogragjë për themelimin e këtij komiteti.
Në takim është bërë përzgjedhja e kryetarit te këtij komiteti ku me propozimin e anëtarëve është zgjedhur Fatbardh Hajrizi.
Anëtarët e këtij komiteti kanë premtuar se do të i shërbejnë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banoreve të fshatit duke i adresuar çdo ankesë dhe parregullsi në institucionet gjegjëse ka njoftuar zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani./rajonipress/