UBT

Policia e Kosovës stacioni në Kamenicë prezanton raportin vjetor të vitit 2019

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Policia e Kosovës stacioni në Kamenicë sot ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2019, duke treguar se viti që lamë pas ka qenë një vit i suksesshëm për angazhimet e policisë në Kamenicë.

Pjesëmarrës gjatë prezantimit të punës ishte edhe Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati i cili pas përmbledhjes së raportit nga komandanti i stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, e vlerësoi lartë punën e tyre sidomos në sigurinë publike duke mos pasur asnjë vrasje gjatë këtij viti.
“Ju falënderoj për punën e bërë, Kamenica nuk ka asnjë dallim nga vendet e tjera të Evropës, duke ofruar qetësi dhe siguri për qytetarët e saj, diçka që po më vjen mirë se është rritur raportimi i qytetarëve lidhur me dhunën në familje duke u ngritur vetëdija tek qytetarë dhe se së bashku do ta luftojmë këtë dukuri në shoqërinë tonë”, tha ai.

Kastrati po ashtu tregoi se komuna është shumë e kënaqur me punën e policisë dhe kjo është edhe arsyeja se pse qytetarët i besojnë policisë. Duke i uruar për punët e kryera ai i uroi edhe një vit edhe më të suksesshëm.

Mobi Casa

Ndërkaq Komandanti Florim Klaiqi, falënderoi stafin policor për punën dhe angazhimin brenda një viti, po ashtu edhe kryetarin Kastrati për bashkëpunimin e mirë në mes të këtyre dy institucioneve.

E, Kolonele Elmina Mahmuti, Drejtoreshë Rajonale e Policisë në Gjilanit, punën e stacionit policor të Kamenicës e cilësoi si një ndër më të mirën në regjion./rajonipress/