UBT

Policia e Kosovës shton përpjekjet e saj në parandalimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, me datën 16 korrik 2019 ka ekzekutuar urdhër kontrolle në lokalin e të dyshuarit (A. S.) në qytetin e Vitisë, për shkak të dyshimit të bazuar se merret me ‘organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit të paligjshëm’.

Gjatë kontrollit tek lokali i të dyshuarit të lartshënuar janë gjetur dhe janë konfiskuar shtatë shtëpiza, gjashtë TV, një DVD kompjuterike, një telefon mobil ‘Samsung’, të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante për rastin.

I dyshuari i lartshënuar me rastin e kontrollit të lokalit të tij nuk është paraqitur në vendin e ngjarjes si pronar, duke i ikur përgjegjësisë.

FIDANISHTJA

Në rastin e dytë me datën 17 korrik 2019 Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin në fshatin Dobresh-Viti dhe i njëjti është shoqëruar në Polici, për procedura të mëtejme.

I dyshuari është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.