Hidromorava

Policia e Kosovës shton masat e kontrollit në trafikun rrugor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në muajt e verës kemi shtim të numrit të automjeteve në qarkullimin rrugor e për pasoj dhe shtimit të aksidenteve në trafik. Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje. Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke implementuar Plane Operative dhe plane tjera Vepruese gjatë sezonit veror, duke parë situatën e krijuar dhe humbjes së jetës apo edhe lëndimeve të rënda trupore, janë marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor ka thënë Ismet Hashani.

Sipas Hashanit qëllimi kryesor i kësaj TASK FORCE është që të ndikohet direkt preventimin dhe në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, me prezencë më të shtuar dhe mbulim të terrenit non stop në të gjitha pjesët dhe të gjitha akset rrugore të rajonit tonë, Policia e Kosovës përfshirë njësite shtesë të policisë do të jem të pranishëm njëzet e katër orë me të vetmin qëllim preventimin e aksidenteve por njëkohësisht duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj shkelësve të ligjit dhe rregullave të trafikut rrugorë.

Uji Dea

Andaj, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me të gjitha njësitet tjera relevante vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, pasi që këto norma janë vendosur si preventivë për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik ka shtuar Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.