Policia e Kosovës në Viti ka arrestuar të dyshuarin për posedim pa leje të armës
Viti – Policia e Kosovës Njësia hetimeve Stacioni policor në Viti ka realizuar urdhëresën e gjykatës themelore në Gjilan dhe ka bërë kontrollin në fshatin Binqenë në shtëpinë e të dyshuarit banor i këtij fshati nënë dyshimin se i njëjti mund të mbajë në pronësi armë pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar ;
1. Një (1) revole Zoraki M 906-7.
2. Njëzet e katër (24 )fishek të revoles kalibër 9mm
3. Dy (2) boksa metali dhe
4. Një (1) shufër e metalit.
Për rastin është njoftuar prokurori ne Prokurorin e shtetit në Gjilan departamenti krimeve të rënda i cili urdhëron që rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/


