RCCOLA

Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit po vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në komunikacion”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ky plan operativ ka qëllim të parandalimit të aksidenteve. Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit edhe sot po vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

Pjesë e këtij plani përveç kontrolleve rutinë, dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë, sot ka pasur kontrolle edhe me përdorimin e dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtjeje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë̈ rregullat dhe normat ligjore.

Uji Dea

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës (PK) njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit kanë vazhduar kontrolle të shtuara në dy rrugë rajonale: në rrugën “Gjilan – Prishtinë” dhe “Gjilan -Kamenicë”, ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptu nëntë (9) fletë paraqitje kundërvajtëse.

Policia e Kosovës (PK) do ti ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit./rajonipress/