Mobi Casa

Policia e Kosovës në Gjilan vazhdon me fushatën vetëdijësuese

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Gjilanit po bisedon dhe shpërndan fletë palosje qytetarëve për sigurinë e tyre.

Njësitet e policisë në komunitet në bashkëpunim me njësitet sektoriale dhe njësinë e biciklistave në vazhdën e implementimit të strategjisë “Policia në Komunitet” kanë realizuar një aktivitet të përbashkët ku kanë takuar shumë Qytetar.

UBT

Atyre u janë dhanë fletëpalosje të cilat kanë pasur mesazhe për tu kujdesur për : “Sigurinë në Komunikacion, Pasojat dhe Rreziku nga Përdorimi i Armëve gjatë ahengjeve – dasmave, Rreziku nga zjarrevënjët” etj.

Qytetarët e Gjilanit e kanë përkrahur dhe është mirëprit kjo iniciativë e Policisë së Kosovës, që ka qëllim të vetëm sigurinë dhe ruajtjen e qytetarëve të vet ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/