RCCOLA

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar pesë të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Një rast “Grabitje” kishte ndodhur me 5 dhjetor 2019, në një shitore në rrugën “Raif Halimi” këtu në Gjilan. Gjatë këtij rasti dyshohet se tre persona të maskuar nën kërcënim të armës kishin arritur që të “grabisin”, nga kasa e shitores një shumë të konsiderueshme të hollash që gjendeshin aty.

Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve Rajonale, Krimet e Rënda -Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative hetimore, dhe informatave që kanë grumbulluar në terren për zbardhjen e rasti “Grabitje”, po ashtu kanë zbatuar një urdhëresë me shkrim të lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit-Departamenti i Krimeve të Rënda.

Gjatë bastisjes, së shtëpive dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë rastit të “Grabitjes”.

RCCOLA

Policia e Kosovës lidhur me rastin ka intervistuar disa dëshmitar dhe ka grumbulluar prova materiale që besohet se lidhen me rastin.

Pas arrestimit të pesë (5) personave të dyshuar që të gjithë të mitur shqiptar shtetas të Kosovës, ata janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorëve të Qendrës për punë Sociale, ku janë gjetur prova të qëndrueshme që besohet se të dyshuarit janë të involvuar në veprën penale “Grabitje”.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-departamenti i Krimeve të Renda në Gjilan tre nga pesë të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë. Rasti është duke u hetuar njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/