UBT

Policia e Kosovës në Gjilan arreston katër persona të dyshuar, për “Vjedhje të rënda”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve tê stacionit policor të Gjilanit, pas një periudhe hetimi dhe grumbullimi të provave përmes rrugëve operative, të premtën kanë arrestuar katër të dyshuarit (dy madhor dhe dy të mitur) që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi se më datën 10.04.2019 në një market në Fshatin Livoç i ulët komuna e Gjilanit, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Vjedhje” me ç’rast kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme si dhe një shumë të parave.

Po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit janë të përfshirë edhe në vepra tjera penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda”, të cilat kanë ndodh në rajonin e Gjilanit dhe Vitisë ku hetuesit policor kanë arrit të sigurojnë prova të qëndrueshme për disa raste ku dyshohet se se këta persona janë të involvuar.

Hidromorava

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Dy të dyshuar madhorë janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë ndërsa dy të miturit janë ndaluar për 24 or. Rastet janë duke u hetuar nga hetues policor të Policisë së Kosovës njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.