GRANDEMALL

Policia e Kosovës me plan Operativë rreth “Kontrolleve te jashtëzakonshmëve të mjeteve të rënda transportuese”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, është në implementim e sipër të një plan operativ ( filluar nga 02.05.2019) me fokus të veçantë në ndaljen dhe “kontrollimin e automjeteve të rënda”, siç janë autobusët dhe kamionët.

Gjatë javës së parë të implementimit të këtij plani gjatë kontrolleve në terren janë shqiptuar gjithsejtë 89 ( Tetëdhjetë e nëntë) tiketa gjobitëse ku shumica nga mjetet e rënda transportuese janë gjete në gjendjen jo të rregullt teknike.

Uji Dea

Policia e Kosovës apelon që në as një mënyrë mos të dilet në komunikacionin rrugor me mjete transporti, veturat dhe mjete për transport të udhëtarëve në qofte se nuk i plotësojnë kushtet teknike për qarkullim në mënyrë që të rritet siguria për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me kontrolle në të gjitha segmentet rrugore të rajonit tonë, dhe të gjitha mjetet që hasen me gjendje jo të rregullt teknike do të largohen nga komunikacioni, duke i përcjell me gjoba përkatëse që i parasheh ligji mbi trafikun rrugor.
Ju faleminderit për mirëkuptim thuhet nw njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.