UBT

Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijesuese për personat me aftësi të kufizuara

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Të shtunën në Gjilan në kuadër të strategjisë “Policimi në komunitet”, njësitet e policisë në komunitet nga Stacioni policor i Gjilanit, kanë realizuar Ligjëratë me shoqatën e personave me aftësi të kufizuara, për t`i informuar ata rreth temave si: “Dukuritë Negative në Shoqëri”, “Duhani, Alkooli, Drogat, Dhuna në Familje, Delikuenca e të Miturve, Krimet Kibernetike, Siguria ne Komunikacionin Rrugor” etj.

Pjesëtaret e kësaj shoqate kanë treguar interesimin e tyre për tu njoftuar rreth punëve dhe Detyrave të Policisë. Pjesëmarrësit kanë shprehur interesim përmes pyetjeve dhe bashkëbisedimeve me zyrtar policor.

Hidromorava

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të jetë pranë të gjithë qytetarëve të saj, me qëllim të krijimit të ambienti të qet dhe prosperues për të gjithë ka thënë toger Ismet Hashani./rajonipress/