Fundamenti

Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operacional “Siguria në shkolla” ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollat e komunës së Gjilanit me temë “Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve” dhe “Delikuenca e të miturve”. Ligjërata është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, këshillin e nxënësve dhe këshillin e prindërve.

Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.

FIDANISHTJA

Në këtë ligjëratë ka prezantuar edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili e ka vlerësuar shumë të dobishëm këtë aktivitet të Policisë së Kosovës për nxënësit dhe njëkohësisht ka pranuar dhe u është përgjigjur shumë pyetjeve të nxënësve për bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe komunës së Gjilanit në ngritjen e sigurisë së përgjithshme.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.