Eko Higjiena

Policia e Kosovës me fushatë vetëdijesuese “Rreziku nga Bombolat e Gazit”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës (PK) njësia për komunitet e stacionit policor në Gjilan kanë vizituar disa nga lokalet hoteliere, kafiterit, qebaptore, etj. me ç’rast pronarëve ju kanë shpërndarë broshura lidhur me “Rrezikun nga Bombolat e Gazit”.

Rreziqet të cilat mund të vijnë nga përdorimi i bombolës së gazit janë nga më të ndryshmet. Këto broshura kanë udhëzime të kjarta se si të përdoren dhe ato u janë shpërndarë pronareve të këtyre bizneseve në shenjë vetëdijesimi, pasi që ka pas raste ku pikërisht këto pajisje kanë qenë shkak i lëndimeve serioze.

Fundamenti

Pronarët e këtyre bizneseve kanë qenë falënderues dhe e kanë mirëprit kujdesin e policisë. Policia e Kosovë në vazhdimësi punon dhe vepron në të mirë të qytetarëve të vet thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/