Policia e Kosovës me farë e fis në Aeroport

Zyrtarë të Policisë së Kosovës punësuan familjarë në Aeroportin e Prishtinës. Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë të punësuar familjarë në aeroportin “Adem Jashari” – shkruan Koha Ditore.
Drejtori i Policisë Kufitare të Kosovës, Shaban Guda, e ka të punësuar në Aeroport djalin, Valonin. Drejtori i Stacionit Policor në Aeroport, Adem Krasniqi, e ka të punësuar djalin dhe renë, ndërsa Agim Sopjani po ashtu polic në Stacionin policor në Aeroport e ka të punësuar gruan.
Edhe pas rënies nga testi bazë i sigurisë, Aeroporti nuk ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës asnjërit nga familjarët e zyrtarëve policorë të punësuar në Aeroport, por vetëm i ka risistemuar.
/Koha Ditore/