Eko Higjiena

Policia e Kosovës mbanë ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Kosovës, njësia për komunitet, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve kriminale nga stacioni policor i Gjilanit, në kuadër të strategjisë “Policia në Komunitet”, janë duke realizuar projekt ligjërimi nëpër shkollat fillore me temën: ”Parandalimi i Ngacmimeve Seksuale në Institucionet Shkollore”.

Ligjërata është duke u realizuar në 8 shkolla fillore të Gjilanit me klasat e nënta dhe do të vazhdon gjatë javës së ardhshme edhe në shkollat tjera të qytetit. Po ashtu ne realizim te ligjëratës janë duke asistuar edhe arsimtaret e edukatës qytetare me te cilët po harmonizohet kjo teme, me qellim që nxënësit të marrin njohuri rreth kësaj dukurie dhe gjetjen e mënyrës se parandalimit.

Hidromorava

Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe vepron në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë./rajonipress/