Eko Higjiena

Policia e Kosovës gjithmonë është në mbështetje dhe përkrahje të qytetarëve të vet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit në kuadër të “Strategjisë Policia në bashkësi”, bashkë me Këshillin Lokal të Sigurisë Publike në lagjen “Avdullah Presheva”, kanë vizituar KFOR-in Turk që vepron në Gjilan.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mundësia e bashkëpunimit lidhur me projekte të përbashkëta e që kanë për qellim ngritjen e bashkëpunimit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Fundamenti

Komandanti i LMT-i nga KFOR-i turk për Gjilanin z.Ilham Guclu e ka mirëpritur këtë takim dhe u shpreh falënderues për vizitën nga ana e këtij këshilli, ku pjesë e pandashme janë edhe pjesëtaret e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës gjithmonë është në mbështetje dhe përkrahje të qytetarëve të vet me veprime dhe angazhime konkrete për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit. /rajonipress/