GRANDEMALL

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin recedivist për kontrabandim me mallra

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje ka pranuar informatë se një kombi/furgon i dyshuar si i ngarkuar me mallra të kontrabanduara është duke lëvizur nga fshati Zllakuqan i Epërm-Maqedoni Veriore, përmes fshatit Stanqiq-Gjilan.

Pas pranimit të informatës së lartcekur, lidhur me rastin me datë 20 korrik 2023 janë vënë në lëvizje zyrtarë policor me veturë civile të cilët kanë bërë identifikimin e furgonit të dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale H.S, recedivist i kontrabandimit me mallra, ku pas kontrollit të realizuar në mjetin e tij janë gjetur të ngarkuara 3 (tre) krerë gjedhe, për të cilat i dyshuari ka pasur pasaporta dhe certifikata të pavlefshme, të dyshuara si të falsifikuara.

ARKATANA

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe njësiti i AVUK-ut të cilët kanë konstatuar se matrikulat janë të dyshuara.

Me urdhër të prokurorit gjedhët dhe furgoni janë dërguar në Terminalin Doganor të Dheut të Bardhë, ndërsa personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.