GRANDEMALL

Policia e Kosovës arreston një person për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me datë 22 gusht 2019, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan ka pranuar informacione se në një lokacion është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit. Pas pranimit të këtyre informacioneve menjëherë është njoftuar Prokuroria Themelore – Gjilan ku pas marrjes së urdhrit verbal nga prokurori i shtetit, nën asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSh) – Gjilan është bastisur një lokacion (lokal) në të cilin janë hasur disa persona (lojëtar) duke luajtur në lokal, ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit.

Në lokacionin e bastisur janë gjetur :
• 21 (njëzet e një) shtëpiza kompjuterike,
• 26 (njëzet e gjashtë) monitor,
• 5 (pesë) monitor-tabela të bingos,
• 1 (një) sferë e topave bingo.

Uji Dea

Të gjitha këto paisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 (njëqind e dyzet e katër) €.
Pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojëra të fatit, për intervistim poashtu është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit ku pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.