FIDANISHTJA

Policia e Kosovës apel qytetarëve për respektimin e masave anti-Covid

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë apel qytetarëve të Kosovës që t’i respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe parandalimin dhe luftimin e coronavirusit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bëri të ditur se janë shqiptuar një numër i madh i dënimeve për qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar Ligjin për Pandeminë anti-COVID-19.“Për këtë arsye apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat pasi është interes i shëndetit publik, ndaj tyre që nuk i respektojnë këto masa do të shqiptojmë dënime. Është një numër i madh i gjobave që janë shqiptuar, por përveç saj kemi aplikuar edhe masat e dhënies së vërejtjes”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Policisë, Kelani po ashtu tha se përveç policisë janë dhe disa akterë të tjerë të cilat janë duke sensibilizuar opinionin që të ndikojnë në ruajtjen e shëndetit publik.“Përveç policisë janë dhe akterët tjerët në sensibilizimin e opinionit. Kemi bërë shumë apele që bashkërisht të ndikojmë në ruajtjen e shëndetit publik”, tha Kelani.

FIDANISHTJA

E sa i përket planit të policisë, ai tha se i kanë ndërmarr të gjitha masat si në nivelin qendror, po ashtu edhe në drejtoritë rajonale që të ndikojnë në ruajtjen e shëndetit te qytetarët.

“Plani i policisë i ka paraparë të gjitha masat, si në nivelin qendror dhe të drejtorive rajonale. Varësisht ku kërkohet nevoja jemi të gatshëm të veprojmë. Do të vazhdojmë që planin ta zbatojmë siç parashihet edhe me vendimin e qeverisë”, ka thënë ndër të tjera për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.