FIDANISHTJA

Policia e Gjilanit zhvillon takim me banorët e fshatit Doberqan për rritjen e sigurisë në komunitet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Policimit në Bashkësi, Zyrtar Policor (policët të lagjes) nga Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor në Gjilan, kanë mbajtur një takim me banorët e fshatit Doberqan.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë bashkëbisedimi për çështjet që lidhen me sigurinë publike, si dhe identifikimi i kërkesave, shqetësimeve dhe nevojave të komunitetit, me qëllim që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të arrihet zgjidhja e tyre në mënyrë efikase.

Eco Higjiena

Gjatë takimit, banorët kanë mirëpritur këtë takim, duke vlerësuar lart angazhimin e tyre për vazhdim të bashkëpunimit me komunitetin dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë. Ata gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në zbatimin e projekteve që ndikojnë pozitivisht në rritjen e sigurisë në fshatin e tyre.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të tilla të forcojë partneritetin me qytetarët dhe të vazhdojë zbatimin e praktikave të policimit në bashkësi në të gjithë zonën e përgjegjësisë njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.